Bastisje në Banjëskë, Policia gjenden armë e pajisje ushtarake

Policia e Kosovës, njofton se premten, ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banjskë” në fshatin Banjëskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 ndodhi sulmi terrorist, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.

Lajmin në fjalë për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin “Rajska Banja” dhe kemi gjet 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, ka thënë Elshani.

Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Go to TOP