Bashkimi Evropian: Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit është e qartë

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka thënë se e kanë bërë të qartë rrugën e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e saj në bllokun evropian.

Në njoftim të lëshuar thuhet se BE-ja kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

“Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”.

“Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP