Basha kundër anëtarëve të PD-së: Nuk do të ketë Kuvend antiamerikan

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Nga selia blu, Basha e cilëson antiamerikane çdo iniciativë të demokratëve, për tu shprehur në Kuvend në lidhje me vendimin e tij personal për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Berisha. Akuzave se është peng i Edi Ramës, Basha iu përgjigj se janë të pavërteta.

Kreu aktual i selisë blu, Lulzim Basha e ka cilësuar si antiamerikane dhe se nuk do të lejojë asnjë iniciativë të anëtarëve të Partisë Demokratike për të thirrur Kuvendin Kombëtar për tu shprehur nëse ai e ka shkelur apo statutin me përjashtimin e liderit historik, Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Basha refuzoi ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve se si do të ndalojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku në nenin 43 të statutit theksohet, se ky forum mblidhet kur thirret nga ¼ e delegatëve.

Akuzave se është peng i Edi Ramës, Lulzim Basha iu përgjigj se janë të pavërteta.

Basha ka zgjedhur një mënyrë brilante për t’ju përgjigjur kritikave se ka shkëputur çdo kontakt me bazën e partisë. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët më të afërt, Basha ka bërë ecje brenda oborrit të selisë blu dhe u ul për disa minuta në lokalin brenda selisë./Nga SYRI TV

Go to TOP