MSH ka një apel rreth dokumentacionit të vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka lansuar certifikatën elektronike të vaksinimit kundër Covid-19.

Sipas njoftimit, certifikata mund të shkarkohet nga platforma online eKosova.

Poashtu përmes këtij njoftimi, MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë në kartela digjitale për shkak se të njëjtat nuk janë të vlefshme. 

MSh-ja poashtu ka shtuar se ka rrezik që përmes tyre të keqpërdoren të dhënat personale të qytetarëve. 

“Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Go to TOP