Bardghji tash e tutje te ekipi i parë i Barcelonës

Sulmuesi suedez, Roony Bardghji, i cili shkëlqeu në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos me një gol dhe dy asistime, është regjistruar zyrtarisht te ekipi i parë i Barcelonës.

Njëzet vjeçari do ta mbajë fanellën me numrin 19, numër prestigjioz në historinë e klubit, i mbajtur nga emra të njohur si Leo Messi, Kun Aguero dhe Lamine Yamal.

Para këtij regjistrimi, Bardghji ishte pjesë e Barcelonës B dhe mbante numrin 28. Tani ai është pjesë e ekipit kryesor dhe pritet të luajë nga ndeshja finale e Superkupës së Spanjës.


Go to TOP