Barcelona shkërmoq Valencian
Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Valencias në kuadër të La Liga-s, pavarësisht mungesave të rëndësishme si Yamal e Gavi.
Fermin Lopez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të pas asistimit të Ferran Torres. Në pjesën e dytë, me inkuadrimin e Raphinhas, katalunasit shpërthyen duke realizuar pesë gola të tjerë. Braziliani shënoi dy herë (53’, 66’), ndërsa Lopez u rikthye në skenë me një gol të bukur nga distanca (56’).
Fitoren e vulosi Robert Lewandowski me dy gola të shënuar në minutat 76 dhe 86, duke e bërë festën e Barcelonës edhe më madhështore.
Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë në La Liga me 10 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid, ndërsa Valencia mbetet në vendin e 15-të me vetëm katër pikë.
