Barcelona kampione e Spanjës
Barcelona është kampione e Spanjës për të dytin sezon radhazi. Ekipi katalanas e arriti këtë sukses në një mënyrë hisotrike duke mposhtur rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin.
Ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga skuadra e Hansi Flick, që shënoi që në minutën e 9-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Rashford.
Vetëm nëntë minuta më vonë ishte Ferran Torres, i cili i asistuar plot klas nga Dani Olmo, të shënonte për 2-0 duke e çuar ndeshjen sipas planeve të trajnerit.
Në minutat në vijim katalanasit u treguan të kujdesshëm duke e qarkulluar topin më së shumti në zona të sigurta dhe e neutralizuar në këtë mënyrë yjet e Real Madrid.
Skuadra e Arbeloas u duk shumë e kontraktuar dhe e pafuqishme në këtë ndeshje duke krijuar shumë pak mundësi për të merituar më shumë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Barcelona kurorëzon një rrugëtim perfekt në La Liga duke triumfuar pas një rrugëtimi të gjatë. Ky është edhe trofeu i vetëm sezonal që i kishte mbetur katalanasve për të fituar.
Nga ana tjetër, Real Madridi përmbyll një nga sezonet më katastrofike të viteve të fundit duke mos fituar asnjë trofe, me dëmtime, më sherre në ekip dhe me ndërrime të çuditshme trajnerësh.
Barcelona: J.Garcia, E.Garcia, Cubarsi, Martin, Cancelo, Gavi, Pedri, Lopez, Olmo, Rashford, Torres; Trajner: Hansi Flick;
Real Madrid: Courtois, Garcia, Huijsen, Rudiger, Alexander-Arnold, Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Diaz, Vinicius, G.Garcia; Trajner: Alvaro Arbeloa;
Barcelona-Real Madrid 2-0
Rashford 9′, Torres 18′
