Barcelona kalon në çerekfinale të Champions League
Barcelona ka siguruar një vend në çerekfinalen e Champions League pas eliminimit të Benfica me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Skuadra katalanase ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë, duke mposhtur ekipin portugez me rezultat 3-1.
Raphinha ka qenë protagonist kryesor, duke realizuar dy gola (11′ dhe 42′), ndërsa Yamal e ka shtuar një tjetër në minutën e njëzet e shtatë.
Golin e vetëm për Benfica e ka shënuar Otamendi në minutën e trembëdhjetë.
Barcelona e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Portugali me rezultat minimal 1-0, duke siguruar kështu kalimin në fazën tjetër të turneut.
Në çerekfinale, katalanasit do të përballen me fituesin e çiftit Borussia Dortmund – Lille.
