Barcelona fiton me rezultat tenistik, Inter e Atetico fitojnë ngushtë
Barcelona ka shkatërruar Crvena Zvezdën me rezultat të thellë 1-5, Interi ka arritur një fitore minimale ndaj Arsenalit me rezultat 1-0, ndërsa Paris Saint-Germain është mposhtur nga Atletico Madrid.
Champions League ka vazhduar të mërkurën, ku janë zhvilluar nëntë ndeshje.
Në Beograd Martinez e ka hapur serinë e golave për katalanasit në minutën e trembëdhjetë, ndërsa e kanë vazhduar Lewandowski (43′, 53′), Raphinha (55′) dhe Lopez (76′).
Dy golat për ekipin serb janë shënuar nga Silas (27′) dhe Milson (84′).
Në Milano, ndeshja e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” ka qenë e fortë, me të dyja skuadrat që kanë luftuar për pikët e plota, por Inter ka duke triumfuar 1-0 falë një goli të Calhanoglu në kohën shtesë të pjesës së parë të realizuar nga penalltia.
Ndërkohë, në “Parc des Princes”, PSG ani se e ka nisur mirë ndeshjen me golin e hershëm të Zaire-Emery, nuk ia ka arritur ta mbajë epërsinë. Atletico e ka rikthyer rezultatin me golat e Molina në minutën e tetëmbëdhjetë dhe Correa në minutën e tretë të kohës shtesë, duke siguruar fitoren 1-2.
REZULTATET: