Barcelona e deklason Newcastle dhe kalon në çerekfinale

Barcelona ka dhënë një leksion futbolli në Champions League, duke mposhtur thellë Newcastle United me rezultat 7-2 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

Kështu skuadra katalanase e ka siguruar kalimin në çerekfinale për të njëmbëdhjetën herë radhazi në këtë fazë, pasi ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar baras.

Ndeshja nisur vrullshëm nga mysafirët, që kanë krijuar disa raste në minutat e para, por Barcelona ka goditur në aksionin e saj të dytë, kur Raphinha ka realizuar pas një kundërsulmi të shpejtë.

Newcastle ka reaguar dhe ka barazuar përmes Anthony Elanga, pas një asistimi nga Lewis Hall. Megjithatë, avantazhi i Barcelonës është rikthyer shpejt me golin e Marc Bernal.

Ndeshja ka mbetur e hapur dhe me raste në të dyja anët. Elanga ka realizuar edhe golin e dytë personal, duke barazuar përkohësisht rezultatin, por në fund të pjesës së parë, Lamine Yamal ka shënuar nga penalltia për 3-2.

Në pjesën e dytë, Barcelona ka dominuar plotësisht lojën. Fermín Lopez ka shënuar për 4-2 pas një aksioni të shpejtë, ndërsa Robert Lewandowski ka realizuar dy herë, fillimisht me kokë dhe më pas me një goditje të saktë për ta çuar rezultatin në 6-2.

Golin e shtatë për Barcelonën e ka shënuar sërish Raphinha, duke vulosur një fitore të thellë.


Go to TOP