Barça-Inter, Clement Turpin do të ndajë drejtësinë
Liga e Kampionëve rikthehet të martën mbrëma me gjysmëfinalen e parë.
Barcelona dhe Interi do të përballen në gjysmëfinalen e parë të elitës së futbollit evropian.
UEFA ndarjen e drejtësisë në duelin mes katalanasve dhe skuadrës ‘Nerazzurre’ ia ka besuar arbitrit francez me eksperiencë si Clement Turpin.
Sa i përket dhomës së VAR në “Estadi Olimpic Lluis Companys de Montjuic” do të jetë Jerome Brisard.
