Banorët kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së çimentos
Vrella e Gremnikut, njëri ndër burimet e ujit që ka ky fshat me mijëra banorë në komunën e Klinës. Ata janë të shqetësuar për rrezikun që mund të shkaktojë ndërtimi eventual i fabrikës së çimentos, ndërtim të cilin janë duke e kundërshtuar ndër vite.
“E ka një burim shumë të mirë edhe nëse tentojnë që fabrika të ndërtohet këtu në largësi 200 deri 300 metra, atëherë na as nuk do të kemi ujë të pijshëm, dhe na duhet ta lëshojmë vendin tonë”, deklaroi Besnik Berisha, banor i këtij fshati.
Edhe Dibran Gashi, banor i fshatit thotë se nëse ndërtohet fabrika, nuk jetë në këtë fshat për shkak të pluhurit. Edhe një grupi i qytetarëve kundërshtues në vazhdimësi ka bërë përpjekje që të ruhet ambienti dhe fabrika mos të ndërtohet.
Veton Raci përfaqësues i këtij grupi shpalosi para banorëve të gjeturat në shkeljen e procedurave gjatë pajisjes me dokumentacion nga ana e operatorit ekonomik, pas padisë së bërë nga ana e Ministrisë së Pushtetit lokal e ku Gjykata Themelore e Prishtinës i ka pezulluar punimet,RTK.
“Edhe nëse nuk do të kishte bazë ligjore ky pezullim sigurisht që do të hidhej poshtë nga ana e vet operatorit ekonomik, prandaj edhe nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi. Kështu që ne po e presim vendimin gjyqësor të cilin nuk e predikojmë cilido që të jetë. Nëse është vendim që nuk na favorizon do të vazhdojmë tutje me ankesa në shkallë tjera gjyqësore”, deklaroi Raci.
Ai thotë se organizimi dhe kundërshtimi qytetarë do të jetë i pakompromis deri në ndaljen e plotë të këtij ndërtimi.

