Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e “Europa Conference League” ndaj Cluj – këto janë çmimet

Ballkani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të Europa Conference League ndaj Cluj.

Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshjen e parë do ta luajë me 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani përmes Facebook-ut ka njoftuar fansat për linkun ku mund të blejnë biletat dhe çmimet e tyre.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 5 euro,

Lindje 10 euro,

Perëndim 15 euro, dhe

VIP 50 euro.

Linku për biletat e gjeni: këtu .

Go to TOP