Ballkani nesër nis aventurën evropiane, synon fitore ndaj Floriana-s
Skuadra nga Theranda, FC Ballkani, nesër mbrëma do ta nisë aventurën e saj evropiane për sezonin 2025/26.
Ballkani do të përballet me ekipin maltez Floriana FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të shënojë ndeshjen e parë zyrtare të skuadrës nga Suhareka këtë edicion të garave në ‘tapetet’ evropiane.
Pas një verë me përgatitje intensive dhe përforcimeve të bëra, therandasit janë të gatshëm të kërkojnë fitoren në shtëpi për të arritur një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Maltë.
Floriana, një skuadër me përvojë në kualifikimet evropiane, nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë, por Ballkani, nën drejtimin e trajnerit Orge Shehit, synon të përsërisë sukseset e viteve të fundit të skuadrës sonë në Evropë.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Floriana-s fillon në orën 20:30.
