Ballkani mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Shamrock Rovers
Ballkani e ka përfunduar pjesën e parë me rezultat 1-0 në disfavor ndaj Shamrock Rovers, në ndeshjen e dytë të raundit të tretë të kualifikimeve në Conference League.
Goli i vetëm deri tani është shënuar në minutën e parë shtesë të pjesës së parë nga Rory Gaffney, duke i dhënë epërsinë skuadrës irlandeze.
Ballkani ende ka dyzet e pesë minuta kohë për të gjetur golin që do t’i siguronte kualifikimin në raundin tjetër.
Skuadra nga Suhareka e kishte fituar ndeshjen e parë në Kosovë me rezultat 1-0.
Prev Post
Zjarret djegin 100 shtëpi në Toronto
