Ballkani eliminohet nga Conference League pas humbjes së thellë në Irlandë

Skuadra e Ballkanit ka përfunduar aventurën e saj në Conference League, pasi është mposhtur bindshëm nga Shamrock Rovers me rezultat 4-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të kualifikimeve.

Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të vendasve 1-0, falë golit të Rory Gaffney në minutën e parë shtesë.

Megjithatë, pjesa e dytë ka qenë vështirë për skuadren nga Kosova, që ka pranuan edhe tre gola të tjerë, duke humbur përfundimisht mundësinë për kualifikim.

Shamrock Rovers e ka shënuar golin e dytë në minutën e dyzet e tetë sërish me Gaffney, ndërsa vetëm dy minuta më pas Honohan e ka trefishuar rezultatin. Goditja përfundimtare ka ardhur nga Burke në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e irlandezëve.

Ballkani e kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë, por rezultati i përgjithshëm 4-1 e ka favorizuar Shamrock Rovers.

Ndërkohë, sot edhe Drita ka zhvilluar ndeshjen e saj në garat evropiane, duke u eliminuar nga Europa League pas humbjes ndaj FCSB, por skuadra gjilanase do të vazhdojë garën në Conference League.


Go to TOP