Baleti Kombëtar i Kosovës nderohet me Çmimin e Ekselencës në Arte në Uashington DC

Baleti Kombëtar i Kosovës është nderuar me çmimin e Ekselencës në Arte në Uashington DC.

Këtë e kanë njoftuar përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Në deklaratë thuhet se ky çmim iu dha në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

“Me kërkesë të z. Charles E. Schumer, Senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky flamur u valëvit për nder të Kreshnik Musolli, Baleti Kombëtar i Kosovës për nder të arritjes së jashtëzakonshme me Çmimin Ekselencë në Arte në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. Faleminderit për fuqizimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë, prezantimin kulturor dhe për përsosmërinë tuaj artistike.

28 Maj 2021, Washington DC”. 

Go to TOP