Bajrami: E respektoj vendimin e Kuvendit, LDK është më e madhe se secili prej nesh

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të LDK-së. Ai i mbijetoi votëbesimit në Kuvendin disaorësh të LDK-së.

Delegatët tashmë kanë filluar të largohen, mes tyre edhe Avdullah Hoti, i cili nuk e tha asnjë fjalë gjatë largimit.

Ndërkaq Hykmete Bajrami tha shkurt se do ta respektojë vendimin e delegatëve.

“E respektoj vendimin e Kuvendit, LDK është më e madhe se secili prej nesh”, ka thënë ajo.

Go to TOP