Bajrami akuzon Kurtin për përdorim të fondeve publike për blerje votash
Deputetja Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti duke e akuzuar se po përdor fonde publike për interesat e partisë dhe për blerje votash.
“Deputeti Kurti që dështoi të bëhet Kryeministër, thesin që po thotë e ka kepë, e ka trashë, e ka trashë me paratë tona. Çdo ditë ai merr para nga qytetarët më të varfër të Evropës përmes çmimeve të fryra, faturave të energjisë elektrike, tenderëve njëburimor dhe formave të tjera”, ka thënë Bajrami.
Ajo shton se Kurti po akuzon të tjerët për marrjen e fondeve publike, ndërsa vetë i ka marrë këto fonde dhe i ka përdorur për nevoja të partisë së tij dhe të qeveritarëve të LVV-së. “Thesi nuk po u takon më qytetarëve, por është në funksion të luksit të qeveritarëve dhe të LVV. Thënë shkurt, po blen vota nga thes i qytetarëve”, ka theksuar Bajrami.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur kritikat ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike dhe përdorimin e tyre në prag të zgjedhjeve po intensifikohen në opinionin publik. /Kosova.info/
