Bajqinovci harron se as Adem Grabovci nuk i ka pranuar akuzat, thotë se Berishaj s’mund të shkarkohet se e ka mohuar fajin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se ‘duhet pritur’ kur komentoi skandalin në të cilin dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

Bajqinovci thotë se ambasadori mohoi fajësinë dhe kjo është arsye pse ai s’mund të shkarkohet.

Por kur ka pritur VV?

“Për çështjen Berisha unë mendoj se duhet të pritet, të vijë ai dhe të sqarohet se cila është e vërteta e gjithë kësaj”, tha Bajqinovci.

“Çfarë skandali, a e ka padit ai (Berishaj mediumin), a ka thënë s’është e vërtetë. A ka thënë është e pavërtetë”, shpjegoi ai, duke treguar se nuk e njeh Berishajn por se i beson.

”I besoj shumë”, shton ai.

“Unë nuk e njoh z.Berishaj por ai e ka padit dhe ka dalë e ka thënë se gjithçka është e pavërtetë”, tha ai.

“Nuk mundesh me shkarku njeriun i cili e ka mohu. Tash ai duhet të vijë në Kosovë. Nëse ka të vërteta në këto transaksione unë besoj se s’do ta pyes qeveria për këtë punë. Por unë mendoj se duhet pritur me ardhur ambasadori këtu fizikisht që të sqarojë problemin e tij”, tha Bajqinovci.

Go to TOP