Bahri Gjinovci rizgjidhet kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës
Bahri Gjinovci është rizgjedhur kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.
Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor i cili është mbajtur të premtën kanë marrë pjesë gjashtëdhjetë nga gjashtëdhjetë e gjashtë delegatët e planifikuar, të cilët me votim të hapur dhe unanimisht i kanë besuar Gjinovcit një mandat tjetër katërvjeçar, pasi ai ishte kandidati i vetëm për këtë post.
“Presidenti aktual i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr këtë institucion. Në këtë Kuvend u zgjodhën edhe nënkryetarët e FVK-së, ku Valon Xhafaj u zgjodh nënkryetar i parë, ndërsa Emine Ramadani-Reka nënkryetare e dytë”, ka njoftuar FVK. “
Anëtarë të rinjë të bordit në mandatin 2024-2028, janë zgjedhur: Antigona Veseli (29 vota), Merkur Zhubi (26 vota), Gëzim Brahimi (26 vota), Ramadan Parduzi (24 vota)”. /Kosova.info/