Babai vret të birin (7) dhe bijën (6) më pas kryen vetëvrasje: Policia gjeti një skenë të tmerrshme në shtëpi
Një baba nga Arizona vrau fëmijët e tij të vegjël dhe më pas kreu vetëvrasje në mes të një divorci.
Brook Mather, 34 vjeç, dhe djali i tij 7 vjeç dhe vajza 6 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e familjes në periferi të Phoenix të hënën.
Policia tha se armën – pushkën – me të cilën u krye krimi, e gjeti në prehrin e babait, transmeton Daily Mail, shkruan Kosova.info.
Mater ishte duke u trajtuar në një institucion të shëndetit mendor përpara vrasjeve.
Nëna e Hope Mater telefonoi policinë e shqetësuar, pasi u njoftua nga shkolla se fëmijët nuk vinin në mësim.Pas kësaj, nëna shkoi në shtëpi dhe i ra ziles disa herë, por askush nuk e hapi derën. Ajo thirri policinë kur pa makinën e Brook para shtëpisë. /Kosova.info/
Brock Mater, 34, his son, 7, and daughter, 6, were found shot dead in Arizona
— iLoveConverts.net (@iloveconverts) May 22, 2024
The father had been going through a divorce and… . Read Full Article: https://t.co/s5Qb3evHd4 pic.twitter.com/1QnutqbHY4
