Zviceranët ekstradojnë në ShBA biznesmenin rus të lidhur me Kremlinin, Vladislav Klyushin

Biznesmeni rus i lidhur me Kremlinin, Vladislav Klyushin, është ekstraduar nga Zvicra në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Siç njofton Ministria zvicerane e Drejtësisë, oficerët e policisë amerikane e shoqëruan atë nga Cyrihu, ku ai do të përballet me akuza për tregti të brendshme.

Klyushin ishte arrestuar në muajin mars, pas një kërkese të autoriteteve amerikane, të cilat kërkuan zyrtarisht ekstradimin e tij.

Në anën tjetër, Rusia tha se ishte thellësisht e zhgënjyer me vendimin për ta ekstraduar atë.

Ai akuzohet për tregti të paligjshme me vlerë dhjetëra milionë dollarë me disa bashkëpunëtorë.

Biznesmeni është pronar i M13, një kompani ruse që ofron monitorim të mediave, si dhe shërbime të sigurisë kibernetike. Webfaqja e saj thotë se shërbimet e saj përdoren nga Presidenca edhe Qeveria e Rusisë.

Ankesa e Klyushinit kundër ekstradimit është hedhur poshtë nga Gjykata Federale e Zvicrës më 10 dhjetor. 

Go to TOP