Azemi: Mund të ketë greva nga punëtorët teknikë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, paralajmëroi se nëse punëtorët teknikë të disa institucioneve, nuk marrin zotim deri të premten që pagat do t`u dalin me rritje, atëherë nga 2 shtatori do të ketë grevë.

Azemi tha se greva do të përfshijë Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkollat, sigurimin e QKUK-së dhe Universitetin e Prishtinës.

Ai tha se vendimi është marrë në takimin e mbajtur me kryetarët e shoqatave sindikale, duke rikujtuar se nuk do të punohet më për 270 euro, por paga duhet të jetë mbi 450 euro. 

Go to TOP