Avokati Jashari për ndryshimin masës së arrestit të Pantiqit: Gjykata s’ka mundësi tjetër, veç të aprovojë kërkesën e prokurorit

Avokati Arbër Jashari, lidhur me lirimin nga paraburgimi në arrest shtëpia të Dejan Pantiqit, thotë se gjykata nuk mund të veprojë ndryshe, nga kërkesa e prokurorisë kur bëhet fjalë për zëvendësim të një mase të sigurisë.

Në një postim në Facebook, Jashari thotë se në asnjë rast, gjykata nuk mundet me vendos më shumë (më rëndë) se sa kërkon prokuroria dhe se siç thotë ai ky është parim në drejtësinë penale.
Statusi i plotë:

Rastet gjyqësore rëndom shpërfaqin mungesë te dijeve bazike, të politikanëve në lëmine juridike. Si rrjedhojë ata shpesh ngatërrojnë përgjegjësitë prokurori – gjykata dhe dalin qesharak me deklaratat e tyre.
Kur një prokuror bënë kërkese për zëvendësimin e një mase për sigurimin e të pandehurit në procedurë, me një masë me të lehtë, gjykata nuk ka kurrfarë mundësie të veproj ndryshe përveç se ta aprovoj kërkesën e prokurorit.

Në asnjë rast, gjykata nuk mundet me vendos më shumë (më rëndë) se sa kërkon prokuroria. Ky është parim në drejtësinë penale.

Go to TOP