Avdyli ia arsyeton gabimet Gërvallës: Flamuri i Andorrës me të Moldavisë u ndërruan se janë afër

Deputeti i Kuvendit, Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla Shwarz.

Haxhiu tha se “luta kundër Donika Gërvallës” – siç e quan ai, tenton për ta tronditur koalicionin.

Tutje, Haxhiu tha se Gërvalla është duke e kryer punën e saj si ministre me shumë sukses.

“Lufta më e madhe për me e trondit këtë koalicion, ka qenë lufta kundër Donika Gërvallës”, ka thënë Haxhiu.

“… për herë të parë krejt mediat raportuan ‘jo e gaboi një ë’, ‘jo u gabua flamuri i Andorrës me të Moldavisë se u ndërrua se ato janë të afërta’… do far twittera… sa që e bënë sikur kjo ministri është e dështuar”, është shprehur Haxhiu.

“Donika është duke e kryer një detyrë me shumë sukses”, shtoi Haxhiu.

VIDEO

Go to TOP