Aty ku e ke uzdajën e ke mortajën!

Shkruan: Florim ZEQA

Kur më bën ftesën për aderim isha i bindur se nuk ishte deti dhe as oqean, i mbylla sytë u hodha në moçal, por ky s’paska qenë moçal dhe as kënetë, por vetëm një përroskë e vogël, në të cilën as gishtërinjtë e këmbeve nuk m’ua lagen! Që i bie, se më i pastër u largova nga përroska e vogël sesa të isha mbytur në një kënetë apo moçal. Testi i parë doli pozitiv, i dyti po ashtu, të tretin nuk prita ta provoj fare në partinë GUXO! 

Njeriu i mençur në mesin e hileqarëve sikurse qengji në mesin e ujqve 

Sikurse që një qengj i rrethuar me ujqër të tërbuar që nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të rrezikojë lëkurën e tij, ashtu edhe një njeri i ndershëm në mesin e hileqarëve të shumë nuk mund të bëjë asgjë përveçse ta sakrifikojë vetën për interesat e atyre që e hedhin gurin dhe fshehin dorën.

Njerëzit e ndershëm pas çdo gabimi kërkojnë falje, kurse hileqarët nuk ndjejnë asnjë lloj pendese ndaj atyre që ju bëjnë keq dhe shkaktojnë dëme të mëdha!

Njerëzit mendjemëdhenjtë të politikës nuk i duan rreth vetes njerëzit e mençur, por rreth vetes duan që t’i kenë injorantët, servilët dhe puthadorët të cilët edhe kur gabojnë të preferuarit e tyre u duartrokasin, u duartrokasin edhe kur vjedhin e mashtrojnë! 

Intuita ime më shpëtoj nga planet hileqare të “guximtarëve”   

Pas largimit nga Guxo një mik imi me tha; “Ti lëre që shkove tek ta, por pse i ngrite aq lartë ata që nuk e kanë asnjë meritë personale për të mirën e shtetit dhe qytetarëve”?!

Përgjigja ime ishte kjo: “Secilin aktivitet politik dhe apolitik e marr me seriozitet dhe përkushtim të madh. Për aq sa i kam ngritur lartë, tani që i lëshova teposhtë, do të bien në stilin rënies së lirë, nga e cila rënie do t’i thyejnë të gjitha kockat, do të lëndohen dhe sakatohen aq shumë saqë nuk do t’i njoh më askush!

Ndërgjegjja ime e pastër më bën të ndjehem krenar kundrejt hileqarëve që menduan të më shfrytëzojnë gjatë dhe pafundësisht për interesat meskine të një grupi të vogël mashtruesish dhe matrapazësh politikë!

Intuita ime, kjo zgjuarsi e artë, dhuratë e çmuar nga i madhi Zot më shpëtojë nga shfrytëzimi afatgjatë i “guximtarëve” qyqarë dhe të pashpirt! Tani kur po i dëgjojë rrëfimet e disa kolegëve analist dhe gazetarë se si janë shfrytëzuar për vite të tëra nga të njëjtit njerëz, po ndjehem i lumtur dhe krenarë që arrita të largohem faqebardhë pa u dëmtuar në asnjë aspekt nga “guximtarët” grabitqar!

Me zgjuarsi nuk rashë pre e mashtrimit, dola faqebardhë nga ajo përroskë e vogël. Sikurse deri më tani, do të jemi një shigjetar i kujdesshëm dhe do të godas pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

“Të gjithë janë mashtrues dhe hileqar. Isha i bindur se nuk mundesh me bashkëpunuar gjatë me ta. Mirë ke bërë që je larguar më kohë pa u lagur më shumë. Këta nuk janë njerëz të kategorisë tënde. Janë niveli më i ulët i shoqërisë sonë dhe tharmi më i keq i politikës. Si të tillë çfarë janë të gjitha shpresat i mbajnë tek Albin Kurti për të mbijetuar në politikë. Janë mashtrues dhe hileqarë të mëdhenj”, e përfundon rrëfimin analisti i njohur politik që jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës. 

Njerëzit e drejt dhe të pafajshëm i shpëton Zoti nga çdo rrezik, kurse mëkatarët ngado që shkojnë i ndëshkon, madje edhe duke fjetur në gjumë! Hileqarët dhe mëkatarët i zëntë mallkimi i popullit që e mashtruan pamëshirshëm vite më radhë dhe në vijimësi deri në ditët e sotme.

Go to TOP