Atsu humbi jetën në Turqi: Mesazhi i Contes në rrjetet sociale është rrënqethës

Në orët e fundit, një lajm i trishtë i lidhur me tërmetin në Turqi dhe Siri të 6 shkurtit ka tronditur edhe botën e futbollit. Viktimat vazhdojnë të shtohen dhe nën rrënoja u gjet edhe Christian Atsu, i cili prej shtatorit luante për skuadrën turke Hatayspor.

31-vjeçari ganez në karrierën e tij kishte veshur edhe fanellat e Chelsea dhe Newcastle në kampionatin anglez të futbollit dhe u gjet i pajetë në Turqinë jugore.

Antonio Conte, trajneri aktual i Tottenham, e njihte mirë atë. Trajneri italian i ka kushtuar një mendim përmes rrjeteve sociale: “Kam pasur rastin të të takoj dhe të punoj me ty. Ky tërmet i tmerrshëm ka marrë një person të bukur… pusho në paqe Atsu.

“Mendimet e mia shkojnë tek familja dhe të gjithë miqtë e tij. Në këto ditë të tmerrshme jam pranë jush”. Këto janë fjalët e Conte në kujtim të përvojës së tyre të përbashkët profesionale në të kaluarën.

Go to TOP