Atletico Madrid transferon Johnny Cardoso nga Real Betis
Atletico Madrid ka bërë zyrtar blerjen e mesfushorit amerikan Johnny Cardoso nga Real Betis.
Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen ka paguar rreth njëzet e pesë milionë euro për kartonin e njëzet e tre vjeçarit, i cili ka firmosur kontratë pesëvjeçare me “Los Colchoneros”.
Cardoso, i lindur në New Jersey, përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka origjinë braziliane dhe zotëron pasaportë italiane, çka i mundëson regjistrimin si lojtar i Bashkimit Evropian.
Ky transferim është pjesë e rindërtimit të skuadrës së Diego Simeone pas një sezoni zhgënjyes 2024-2025, në të cilin Atletico mbeti pa trofe. Përveç Cardosos, madrilenët kanë zyrtarizuar këtë verë edhe ardhjen e sulmuesit argjentinas Thiago Almada nga Botafogo, mesfushorit ofensiv Alex Baena nga Villarreal dhe mbrojtësit Matteo Ruggeri nga Atalanta.
