ATK-ja dhe ARBK-ja bashkojnë forcat për luftimin e evazionit fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të ofrimit të mundësisë për qasje online të ATK-së gjegjësisht Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në dosjet elektronike të tatimpaguesve, të cilat dosje janë në posedim të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.
Kjo qasje do të bëhet me qëllim të hetimit dhe luftimit të evazionit tatimor dhe veprave të tjera të ndërlidhura penale, si dhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.
Memorandumi në fjalë është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Zëvendësues, Drejtor i Përgjithshëm i ARBK-së Mehdi Pllashniku.
Ky memorandum është vazhdimësi e bashkëpunimeve që kanë këto dy institucione në nivelin e koordinimit të shumë aktiviteteve sa i përket regjistrit të tatimpaguesve. /Kosova.info/
Comments