ATK: 177.7 milionë euro të hyra për tre muaj apo 23.2 milionë euro më shumë se plani

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milionë euro apo 15.1 % më shumë.

ATK thekson se rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku janë inkasuar 42.9 milion euro.

“Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikator, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancën e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së

Po ashtu, bazuar në Planit Strategjikë 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve”, thuhet në njoftim.

Go to TOP