Athinë: 40 vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në rrugë, dyshohet se u vra

Një grua shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Dyshohet se 40 vjeçarja është vrarë, por dyshimet pritet të konfirmohen në vazhdim.

Raportohet se ajo është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Pas identifikimit të gruas, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes.

Sipas mediave greke, provat e para tregojnë për një histori të dhunës në familje.

Ajo dyshohet se ka bërë të paktën një ankesë për dhunë.

Go to TOP