Atentati në Vlorë, digjet një automjet, dyshohet i autorëve të vrasjes së dyfishtë
Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të autostradës Fier-Vlorë, zonë ku ndodhi atentati me dy viktima paraditen e së enjtes.
Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raporton se automjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Mercedes B-Class”, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.
Atentati i ndodhur, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.
Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. /Euronews Albania/