Atalanta ngjitet në krye të Serie A pas fitores dramatike ndaj Empol
Atalanta ka shënuar fitore 3-2 ndaj Empoli në “Gewiss Stadium”, duke u ngjitur në krye të tabelës në Serie A pas Javës së shtatëmbëdhjetë të kampionatit.
Mysafirët kanë kaluar në epërsi në minutën e trembëdhjetë, kur Colombo ka shënuar me një goditje të fuqishme me të majtën. Megjithatë, Atalanta e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e tretë me një gol të De Ketelaere.
Skuadra vendase e mbylli pjesën e parë në avantazh kur Zaniolo ka asistuar Ademola Lookman, i cili ka shënuar në minutat shtesë për rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë, Empoli e ka barazuar përkohësisht në minutën e pesëdhjetë e shtatë, kur Gjimshiti ka shkaktuar një penallti pas përplasjes me Grassi në zonë. Esposito është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, Charles De Ketelaere ka realizuar një gol të të jashtëzakonshëm në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, pasi ka kaluar mes katër mbrojtësve.
Me këtë fitore, Atalanta kryeson tabelën me dyzet pikë, dy më shumë se Napoli që gjendet në vendin e dytë. Ndërsa Empoli është në vendin e njëmbëdhjetë me nëntëmbëdhjetë pikë.
