Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka gjetur sërish rrugën golit pas një periudhe pa realizime, duke zhbllokuar epërsinë në përballjen ndaj SC Freiburg.
Goli erdhi vetëm një minutë pasi nisi pjesa e dytë, kur Vladimir Coufal asistoi për mrekulli, dhe Asllani nuk gaboi, duke dërguar topin brenda portës.
Ky është goli i tetë sezonal për Asllanin në Bundesliga, duke konfirmuar formën e mirë dhe rëndësinë e tij për ekipin në vazhdim të sezonit.
