Ashpërsimi i gjobave, për një muaj u dënuan mbi 27 mijë qytetarë për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit të parë të implementimit të Ligjit të Ri për rregullat e trafikut rrugorë ka gjobitur mbi 27 mijë qytetarë për tejkalim të shpejtësisë.

Për mos vendosjen e rripit të sigurisë janë gjobitur 4.548 vozitës, ndërsa për përdorim të telefonit 2.659 qytetarë.

Gjoba morën edhe vozitësit me mase mbrojtëse, gjithsej 667, ndërsa për tejkalim në vendet e ndaluara u shqiptuan 324 gjoba.

Poashtu për ulje të fëmijëve në ulësen e parë u shqiptuan 76 gjoba.

E gjatë këtij një muaji u konfiskuan gjithsej 639 mjete të paregjistruara dhe 251 tjera që u drejtuan nën masën mbrojtëse.

Go to TOP