Asfaltit i vendoset rrjetë, MI-ja thotë se kjo e shton jetëgjatësinë

Ministria e Infrastrukturës ka bërë riparimin e rrugës në segmentin Prishtinë – Gjilan.

Në këtë projekt është bërë edhe përdorimi i rrjetës së polimerit që është risi në vendin tonë.

Ato do të bëjnë ndaljen e dridhjeve dhe shpërndarjen e peshës së veturave gjë që do të rrisë jetëgjatësinë e asfaltit.

Një strukturë e tillë përballon edhe temperaturat ekstreme, ndërsa po mirëpritet nga qytetarët e vozitësit.

Një metër katror e kësaj rrjete, me çmimin aktual në treg, kushton rreth 6 euro.

Go to TOP