Kosova.info

Artpolis me aktivitete edhe jashtë Kosovës në “16 Ditët e Aktivizmit”

16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore është fushatë ndërkombëtare vjetore që fillon më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

E rrënjosur në pabarazitë e pushtetit midis grave dhe burrave, dhuna me bazë gjinore prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat. Është një nga shkeljet më të përhapura dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në të gjithë botën, dhe në të shumtën e rasteve mbetet e paraportuar për shkak të mosndëshkimit, neglizhencës, heshtjes, stigmës dhe “turpit” që e rrethon.

Dhuna me bazë gjinore nuk është gjithmonë fizike ose seksuale, ajo mund të jetë gjithashtu psikologjike dhe ekonomike, duke përfshirë dhunën e partnerit/es, dhunën seksuale, gjuhën e urrejtjes, ngacmimin seksual e kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, gjymtimin gjenital, femicidin dhe martesën e fëmijëve.

Me art dhe aktivizëm sfidojmë qëndrimet që përjetësojnë, racionalizojnë dhe normalizojnë dhunën dhe mohojnë të drejtat e grave.

“16 Ditët e Aktivizmit” nga Artpolis do të shtrihen në vende të ndryshme të Kosovës, dhe jashtë saj. Përveç Prishtinës, do të ketë aktivitete edhe në Pejë, Gjakovë, në Itali dhe Serbi. Kjo ngjarje e rëndësishme do të hapet me prezantimin e “Çikave të Sjellshme” në SHFMU “Iliria” në Prishtinë, më 25 nëntor nga ora 15:00. 

Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” do të ketë tri repriza: në Pejë, Gjakovë dhe Romë. Kurse në Serbi do të realizohet pjesa e dytë e Shkollës Feministe Pranverore, më 1-4 nëntor në Vrnjçka Banja.

Artpolis sivjet vazhdon edhe me marshin “Boll Ma!”, i cili vjen nën moton “Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”, më 8 dhjetor 2022.

Përpjekja për ngritje të vetëdijes për barazi gjinore dhe të drejtat e grave do të vazhdojë edhe online, me prezantimin e pesë videove feministe, të përgatitura nga Trupa Artistike Rezidente e Artpolis, që gjithashtu do të prezantojë shfaqjen “Top Girls” më 8 dhjetor në Teatrin Dodona.  

Në kuadër të 16 Ditëve të aktivizmit do të realizohen edhe punëtoritë “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale” dhe “Shkëmbimi ndërkulturor”.

“16 Ditët e Aktivizmit” përmbyllen me një histori guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie. Filmi dokumentar për Biba May “Jo Më” me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës do të jepet premierë më 9 dhjetor në Kino Armata në Prishtinë, kurse më 10 dhjetor në Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

escort mersin - izmir escort