Arteta thotë se skuadra është e vendosur për ta fituar kampionatin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se skuadra është e vendosur për ta fituar titullin e kampionit në Premier League.

Pasi humbjes nga Bayern Munich në Champions League dhe nga Aston Villa në Premier League, Arsenal të shtunën që lamë pas ka triumfuar kundër Wolves, duke rikthyer kryesimin e tabelës së kampionatit anglez.

“Ne jemi në një pozicion të shkëlqyeshëm në Premier League. Ne në të tillë pozitë kemi qenë për nëntë muaj. Ne vërtet jemi të vendosur të përpiqemi të ngremë trofeun”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

Arsenal ndeshet të martën me Chelsea dhe Arteta nuk ka kursyer komplimentet për rivalin. 

“Unë mendoj se Chelsea meriton të jetë shumë më lart në tabelën e ligës. Kur e shikon skuadrën, ata kanë skuadër shumë më të mirë nga sa mund të mendojnë njerëzit, kanë shumë cilësi… Me siguri ne do të kemi një ndeshje të vështirë”, ka thënë ai.

Go to TOP