Artan Hoxha zbulon se nga e mori Basha informacion për Toyota Yaris: 3.4 milionë eurot janë paratë e një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje për dosjen Toyota Yaris dhe rolin e Bashës në këtë çështje.

Hoxha thekson se Bashës i është dhënë informacioni me mirëbesim nga një ish-polic i rangut të lartë.

“Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit. Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë, që ka njohje personale me Bashën. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para.

Janë paratë e një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine. 3.4 milionë eurot janë nga trafiku i kokainës i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine. Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat. Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”, deklaroi Hoxha.

Go to TOP