Arsyet pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës

Kur jeni të uritur mund të pësoni dhimbje koke, të ndiheni nervoz ose të mos jeni në gjendje të përqendroheni.

Shumica e njerëzve mund të kalojnë disa orë midis vakteve para se të ndiejnë uri përsëri, edhe pse kjo nuk ndodh te të gjithë.

Shpesh është rezultat i hormoneve të çekuilibruara të urisë, të cilat mund të ndodhin për arsye të ndryshme, përfshirë dietën e papërshtatshme dhe zakonet e caktuara të jetesës, transmeton Klankosova.tv

Ju mund të ndiheni të uritur shpesh, nëse dietës suaj i mungojnë proteina, fibra ose yndyrë, të cilat promovojnë ngopjen dhe zvogëlojnë oreksin. Uria ekstreme është gjithashtu një shenjë e gjumit të papërshtatshëm dhe stresit kronik.

Nëse ndiheni të uritur shpesh, mund të jetë e dobishme të ndërroni dietën dhe stilin tuaj të jetesës.

Uria mund të jetë gjithashtu një shenjë se nuk po hani mjaftueshëm, gjë që mund të zgjidhet thjesht duke rritur marrjen tuaj të ushqimit.

Go to TOP