Arsenali triumfon ndaj Fulham, United mposhtet nga Nottingham Forest

Arsenal ka arritur fitore 2-1 ndaj Fulham, ndërsa Manchester United është mposhtur 1-0 nga Nottingham Forest në kuadër të Javës së tridhjetë në Premier League.

Në “Emirates Stadium”, Arsenal e ka marrë avantazhin me golin e Merino në minutën e tridhjetë e shtatë.

Bukayo Saka ka shënuar golin e dytë në minutën e shtatëdhjetë e tretë, duke i dhënë epërsinë e sigurt ekipit të tij.

Fulhami është përpjekur të rikthehet në lojë me golin e Rodrigo Muniz në minutën e katërt të kohës shtesë, por nuk ka pasur kohë për më shumë.

Ndërkohë, Manchester United ka vazhduar serinë e rezultateve zhgënjyese, pasi është mposhtur Nottingham Forest me një gol të hershëm të Anthony Elanga në minutën e pestë.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të reagojnë, ndërsa tensionet në fushë janë reflektuar me disa kartonë të verdhë, përfshirë Casemiron dhe Garnacho për sjellje të pahijshme.

Arsenal vazhdon ta ndjekë objektivin e tij dhe mban vendin e dytë në tabelë me gjashtëdhjetë e një pikë, ndërsa lideri i Premier League mbetet Liverpool me shtatëdhjetë pikë. Nottingham Forest është një surprizë e madhe këtë sezon, duke u renditur në vendin e tretë me pesëdhjetë e shtatë pikë. Fulhami pozicionohet në vendin e tetë me dyzet e pesë pikë. Nga ana tjetër, Manchester United gjendet në vendin e trembëdhjetë me tridhjetë e shtatë pikë.


Go to TOP