Arsenali nënshkruan me një fëmijë katërvjeçar duke thyer rekord – thonë se djaloshi ka aftësi të mëdha për moshën e tij

Mosha nuk është pengesë. Ky është sigurisht mendimi i trajnerëve të akademisë së Arsenalit, pasi klubi ka bërë histori duke nënshkruar lojtarin më të ri në historinë e tyre, katërvjeçarin Zayn Ali Salman.

Babai i këtij djaloshi, e ka vërejtur se shumë klube kanë lakmuar djalin e tij dhe ai nuk është i befasuar në evolucionin që ai ka patur.

“Mbaj mend ditën kur ai lindi. Infermierja e vuri në pjesën e përparme dhe ai ngriti kokën për të parë përreth”.

“Edhe ajo ishte e befasuar. Ai ka qenë gjithmonë i fortë që në moshë të re”, tregon babai i tij në një intervistë për BBC.

Pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme të fëmijës, ka pasur shumë zëra që kanë kritikuar profesionalizimin e futbollit në një moshë kaq të re.

Babai i Zayn mendon se ai është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij.

“Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm që kur ishte shumë i vogël. Kjo vazhdon”.

“Arsenali nuk shqetësohet për moshën e tij, ata thjesht mendojnë se ai ka shumë potencial”, deklaroi ai.

Trajneri i Zayn, Austin Schofield, gjithashtu beson se ai është i avancuar për moshën e tij.

“Ne e vendosëm me fëmijë të moshës së tij, por ai ishte më i mirë se të gjithë”.

“Ai ishte më i shpejtë dhe mund të shënonte dhe të kalonte shumë më mirë se të tjerët”.

“Unë fola me babanë e tij për të sugjeruar të luaj me më të mëdhenj, dhe ai më tha: ‘pse jo?’”.

Talenti i tij nuk i shpëtoi syrit të vëzhguesit të talenteve të Arsenalit, Stephen Deans.

“Ai po bënte gjëra që nuk mund të bëhen në atë moshë. Kur e pashë, telefonova një mik i cili konfirmoi se ishte katër vjeç”.

“Nuk mund ta besoja se ai është ende në çerdhe. Pastaj fola me prindërit e tij dhe e solla në disa seanca.

“Ai nuk është i rastësishëm”, deklaroi skauti i Arsenalit.

Zayn duket se është i qetë mes adhuruesve dhe thuhet se i pëlqen të veshë fanellën e klubit të tij të preferuar. 

Go to TOP