Arsenali mposht Newcastle, rikthehet në krye të Premier League-s
Arsenal ka arritur fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Newcastle United, duke forcuar pozitën në krye të tabelës dhe duke ringjallur ambiciet për titullin e parë pas më shumë se dy dekadash.
Pas një periudhe zhgënjyese ku humbi epërsinë në krye, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ishte nën presion për reagim. Golin e vetëm të takimit e realizoi Eberechi Eze, i cili në pjesën e parë finalizoi me saktësi një aksion të bukur, pas asistimit nga Kai Havertz.
Newcastle pati pak raste të pastra në pjesën e parë, me tentativën më të rrezikshme që erdhi nga Sandro Tonali, por portieri David Raya reagoi në mënyrë të shkëlqyer për të ruajtur avantazhin.
Në pjesën e dytë, Arsenali hasi vështirësi për të kontrolluar lojën dhe u përball me presionin e mysafirëve. Gabriel Martinelli ishte pranë golit të sigurisë, por goditja e tij u bllokua nga Sven Botman.
Newcastle ishte shumë pranë barazimit në fund, me raste të mira nga Yoane Wissa dhe Dan Burn, por pa sukses.
Pavarësisht një paraqitjeje jo bindëse, Arsenali mori tre pikë të vlefshme dhe rikthehet në krye të tabelës me 73 pikë, tri më shumë së Man City, por këta të fundit kanë një ndeshje me pak.
