Arrihet marrëveshja, Viktor Gyokeres është i Arsenalit

Klubi anglez, Arsenal më në fund ka gjetur qendërsulmuesin që ka kërkuar gjatë për t’i dhënë fund mungesës së një finalizuesi të klasit të lartë në skuadër.

Sipas mediave portugeze, “Topçinjtë” kanë arritur  marrëveshje me Sporting Lisbon për transferimin e sulmuesit suedez Viktor Gyokeres.

Marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për një shifër të majme prej 80 milionë eurosh, me 26-vjeçarin që tashmë kishte arritur akordin personal me Arsenalin që prej disa javësh.

Gyokeres ishte i vendosur për t’u larguar nga Lisbona dhe rikthimi në Angli ishte destinacioni i preferuar i tij, pas dy sezoneve fantastike në kampionatin portugez.

Suedezi erdhi në vëmendjen e gjigantëve evropianë pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Portugali, ku shënoi 54 gola vetëm gjatë sezonit të fundit, duke përfunduar me një total prej 97 golash në dy vite me fanellën e Sportingut.

Ky transferim është një përforcim i madh për Mikel Artetën, i cili e kishte prioritet sjelljen e një golashënuesi të vërtetë, për të forcuar përfundimisht repartin ofensiv.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, golashënuesi më i mirë i Arsenalit në Premier League ishte Kai Havertz me vetëm 9 gola, një tregues i qartë i mungesës së efikasitetit përpara portës.


Go to TOP