Arrestohet turisti amerikan për shkatërrimin e statujave ‘blasfemuese’ në Muzeun e Izraelit
Një turist amerikan u urdhërua të ndalohej deri të hënën për shkatërrimin e statujave romake në Muzeun e Izraelit në Jerusalem, tha policia të premten.
Paraburgimi i turistit u zgjat pasi ai u arrestua të enjten, meqë policia tha se ai rrëzoi statujat që ai pretendonte se ishin “blasfemi” përpara se të ndalohej nga një roje sigurie në muze.
Statujat, që përshkruajnë hyjnitë romake, Athena dhe Nemesis, u përshkruan nga muzeu si “statuja të lashta romake që datojnë në shekullin e 2-të të erës sonë”.
Policia izraelite publikoi pamjet e statujave duke u rrëzuar dhe dëmtuar.
Sipas organeve të rendit, i dyshuari u tha se statujat ishin “në kundërshtim me Torën (përmbledhja e pesë librave të parë të Biblës Hebraike)”.
“Ne e shohim me shqetësim faktin se vlerat kulturore po shkatërrohen nga ekstremistët e motivuar fetarisht”, tha drejtori i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, Eli Escusido.
Statujat e dëmtuara u janë transferuar ekspertëve që do të tentojnë t’i restaurojnë.
Sulmi ndodhi gjatë festës shtatë-ditore të Sukkot, e cila feston të korrat e kohëve të lashta dhe nderon izraelitët biblikë që ikën në mërgim.
