Arrestohet tre burra në Gjakovë, rrahën dhe kanosën me armë

Janë arrestuar tre burra në Damjan të Gjakovës, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht.

Viktima ka ndërhyrë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është kanosur me armë zjarri.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit M57 me një karikator dhe 10 fishek”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP