Arrestohet shtetasja e Shqipërisë pasi që sulmoi një burrë në Shtime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar femër, shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rastin në polici e ka paraqitur viktima mashkull kosovar, i cili ka thënë se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara e lartcekur.

Rasti është raportuar dje rreth orës 19:20 në Shtime të Ferizajt.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP