Arrestohet një shtetas i Maqedonisë, kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, ka arrestuar sot një shtetas të Maqedonisë së Veriut, person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Njësia “Fast- Kosova”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia bëjnë të ditur se rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla. /Kosova.info/

Go to TOP