Arrestohet një protestues nga Policia e Serbisë
Policia e Serbisë sapo e ka arrestuar një nga protestuesit i cili e ka kaluar kordonin e policëve të rendit të Serbisë.
Arrestimi i tij ka ndodhur para pak minutash. Prangosja e protestuesit u përcoll me brohoritje të protestueseve.
Lidhur me këtë ngjarje, një kordon i njësisë Speciale të Serbisë është formuar para pikës kufitare në Jarinjë për të parandaluar ekskalimin e mëtejmë të protestës.
